BallinaLajmeInspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Të ngjajshme

Popullsia e Italisë ndalon rënien pas 12 vitesh, falë migracionit

Popullsia e Italisë është stabilizuar pas 12 vitesh rënie,...

Braçe shuan dyshimet, pranon se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës

Erion Braçe ka konfirmuar se do të garojë në...

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Është shënuar 27-vjetori i masakrimit të 106 qytetarëve në...

Çfarë pamje! Tifozët nga Shqipëria nisen drejt Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë,...

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese, gjësendeve dhe mbeturinave pranë banesave sociale, inspektorët e Shërbimeve Publike kanë vizituar vendin dhe kanë kërkuar largimin e tyre.

Inspektorët nga Drejtoria e Inspekcionit kanë njoftuar pronarët e këtyre objekteve që t’i heqin ato nga hapësirat pranë banesave sociale deri më 30 prill në orën 24:00.

Drejtoria e Inspekcionit ka bërë të ditur se nëse pronarët nuk i largojnë vetë objektet dhe mbeturinat brenda këtij afati, komuna do të ndërmarrë veprimet për largimin e tyre, dhe shpenzimet për këtë do t’i bartin pronarët.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të Komunës për të mbajtur ambientet publike të pastra dhe të siguruara për qytetarët. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz