BallinaLajmeSot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa...

Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa për ata që nuk e bëjnë

Të ngjajshme

Ndërron jetë e reja nga Malisheva

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Fatjona Kryeziu...

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 është në fazën finale. Afati ligjor për përmbylljen e tij, përfundon sot.

Në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, të gjithë personat zyrtarë në Republikën e Kosovës ishin të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë deri më 31 mars

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ditën e djeshme bënë të ditur se numër i konsiderueshëm i tyre ende nuk e kanë bërë atë.

Sipas APK-së, edhe 1 mijë e 195 zyrtarë publik nuk e kanë përfunduar këtë obligim por e kanë filluar atë dhe janë në proces të deklarimit, ndërsa 901 zyrtarë publikë nuk e kanë filluar ende.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte bërë të ditur se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ta përmbushin obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional. Prandaj, është e rëndësishme që secili, në kuadër të përgjegjësive të tij, të kontribuojë për një administratë më të hapur dhe më të përgjegjshme”, theksoi Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë, këtë vit janë edhe mjekët dhe profesorët.

Sipas Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz