BallinaLajmePolicia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet online

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet online

Të ngjajshme

Dërgimi i papritur i Scott Mills tregon se BBC ka marrë vendimin përfundimtar për të

Lajmi i papritur për shkarkimin e Scott Mills, prezantues...

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

Policia në Prizren ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në rajon, me qëllim informimin për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit dhe rreziqet e lojërave online.

Këto ligjërata bëhen në kuadër të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca” dhe kanë për qëllim informimin e nxënësve për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit. Nxënësit kanë treguar interesim të madh për temat e trajtuara, ndërsa në aktivitete kanë marrë pjesë edhe psikologët e shkollave.

Gjatë ditës, aktiviteti u zhvillua në SHFMU “Pllanjane” në Pllanjanë, ku u shpërndanë edhe broshurat “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”. Policia planifikon të vazhdojë aktivitetet edhe në shkolla të tjera të rajonit, me synim përfshirjen sa më të gjerë të nxënësve.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike dhe edukimit të brezave të rinj për një kulturë më të lartë shoqërore dhe rrugore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz