BallinaLajmeKushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e...

Kushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e KQZ-së

Të ngjajshme

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi...

Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar kastit...

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau mbi 200 dekorata...

Mesazhi i madh i Harry Bajraktarit nga Amerika për djemt e Kosovës

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry...

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallet e papranueshme.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO81/26, të parashtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës,  për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjykata, njëzëri, vendosi:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

III. T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; dhe

V. TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz