BallinaLajmeNait Hasani rrëfen tmerrin e Burgut të Dubravës: “Me një bic jena...

Nait Hasani rrëfen tmerrin e Burgut të Dubravës: “Me një bic jena rru 20-30 vetë, mu më ka vra shpirtërisht ajo e pavërtetë”

Të ngjajshme

PriIsh-i burgosuri politik Nait Hasani ka ndarë në emisionin “Kosova Live” në T7 copëza nga kujtimet e rënda nga koha e tij në Burgun e Dubravës, duke përshkruar kushtet çnjerëzore dhe vuajtjet që kanë përjetuar të burgosurit gjatë luftës.

Në rrëfimin e tij, Hasani tregoi për mungesën e kushteve elementare, duke theksuar se edhe higjiena mbahej në mënyrë ekstreme.

“Brenda Burgut të Dubravës me një bics jena rru nga 20 ose 30 vetë, me të i kena hekë edhe floktë”, u shpreh ai.

Ai reagoi ashpër edhe ndaj publikimeve që, sipas tij, shtrembërojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg.

“Me dal një i joni me publiku libër me të pavërteta, mu më ka vra shpirtërisht”, deklaroi Hasani.

Rrëfimi i tij vjen në kohën kur debati për ngjarjet e luftës dhe paraqitjen e tyre publike është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas reagimeve të shumta për pasaktësi informacionesh në ekspozitën e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz