Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur sot duke rrëzuar kërkesën e paraqitur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të tjerë lidhur me kushtetutshmërinë e procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në vendimin e saj, Gjykata ka konstatuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e Presidentit është në përputhje me Kushtetutën, duke i dhënë fund kontestit të ngritur nga deputetët. Po ashtu, është refuzuar edhe kërkesa për masë të përkohshme, që synonte pezullimin e kësaj procedure.
“Gjykata, njëzëri, vendosi:
I. TË HEDHË POSHTË kërkesën e parashtruesve të kërkesës;
II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme”, theksohet mes tjerash në komunikatë.
Vendimi është marrë njëzëri dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare, sipas ligjit në fuqi. /Lajmi.net/