Dy aeroplanë privatë kanë ateruar tashmë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke ardhur nga Turqia, një ditë para ndeshjes së madhe të “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë.
Sipas informacioneve, Kombëtarja turke ende nuk është nisur drejt Kosovës, ndërsa përveç aeroplanëve privatë, drejt Prishtinës janë nisur edhe dy fluturime të rregullta në linjën Stamboll–Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Interesimi i tifozëve turq për ta ndjekur nga afër këtë përballje duket të jetë jashtëzakonisht i madh, me një numër të konsiderueshëm që pritet të mbërrijnë në kryeqytet për ndeshjen vendimtare./IndeksOnline/
