BallinaLajmePorositi armë në SHBA për t’i shitur në Angli, i riu shqiptar...

Porositi armë në SHBA për t’i shitur në Angli, i riu shqiptar dënohet me 6 vjet burg

Të ngjajshme

Kosova U19 triumfon ndaj Turqisë, fitore e madhe 3:1

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Turqinë me...

Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran

Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe...

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6 vjet e 3 muaj burg pasi tentoi të importonte një armë zjarri nga SHBA.

Henri Nikolli nga Hertfordshire porositi në mars të vitit të shkuar, te një kompani amerikane, një “paketë trajnimi për qen.” Paketa u ndalua nga Siguria Kombëtare dhe në të ndodhej një pistoletë e municione.

Nikolli u arrestua më 10 prill 2025 jashtë një shtëpie.

Në banesën e tij u gjetën tri armë të vjetra të modifikuara. Aftësia e tij për të prodhuar ose përshtatur armë e municione u vu re edhe te sendet e tjera të sekuestruara.

Në shtëpi u zbulua gjithashtu një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, përfshirë një tendë të madhe dhe mbetje të bimëve të kultivuara. Qese të vogla për shitje dhe një peshore tregonin se si peshohej produkti, ndërsa disa qese me kanabis bimor u gjetën në frigoriferi, si dhe fara kanabisi.

Shtëpia dhe makina e Nikollit u kontrolluan më vonë, ku oficerët gjetën më shumë municione, thika, telefona dhe disa karta SIM. Ndër sendet e sekuestruara ishte edhe një fletore që përshkruante artikujt, mjetet e nevojshme për prodhimin ose përshtatjen e armëve dhe municioneve si dhe video ku testonte armët në ambiente publike.

Nikolli pranoi fajësinë për disa akuza në janar 2026 në një gjykatë në St Albans.

Autoritetet britanike deklaruan se dënimi i tij është një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh i qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe drogë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz