BallinaLajmeInspektorët në Gjilan shqiptojnë gjobë prej 150 euro për kompaninë, kamionët e...

Inspektorët në Gjilan shqiptojnë gjobë prej 150 euro për kompaninë, kamionët e së cilës ndotën rrugën

Të ngjajshme

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, kanë shqiptuar gjobë për subjektin afarist, kamionët e secilës zhytën rrugën me baltë, pas ankesave të qytetarëve.

Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afaristë, pasi që automjetet e saj kanë ndotur rrugët përmes bartjes së baltës.

“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thonë inspektorët e Komunës së Gjilanit.

Drejtorati për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz