BallinaLajmeOVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

Të ngjajshme

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët e UÇK-së kanë mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj protese, OVL-UÇK ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë simbolike.

Në rast se institucionet nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, ata kanë paralajmëruar veprime të tjera.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Kjo protestë ka ardhur pas gabimeve skandaloze që Shkelzen Gashi me organizatën e tij Integra ka paraqitur në ekspozitën në sheshin e kryeqytetit për masakrat gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në disa prej protestave, ata kanë ulur numrin e viktimave ndërsa në Masakrën e Dubravës, disa nga viktimat i kanë paraqitur si të armatosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz