BallinaLajmeLDK po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit...

LDK po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës

Të ngjajshme

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se janë duke mbledhur nënshkrimet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja theksoi se qytetarët po i rëndon edhe më shumë ngritja e çmimeve të tjera, duke theksuar se aktualisht, sipas saj, jemi në një krizë financiare.

“E informova kryesinë që kemi ndërmarrë një iniciativë për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, ose seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës, çmim i cili ka ndikuar në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera. Si rezultat i kësaj jemi duke u përballur me një krizë financiare, secili qytetar, secila familje po ka vështirësi”, tha Lushaku-Sadriu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz