BallinaLajmeEskalon situata tek protesta, veteranët të ashpër me qeverinë pas ekspozitës për...

Eskalon situata tek protesta, veteranët të ashpër me qeverinë pas ekspozitës për masakrat

Të ngjajshme

Shell Kosova përmbyll fushatën e Ramazanit, mbështetje për Jetimat e Ballkanit

Shell Kosova ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të...

Kërkoi të dalë jashtë shtetit, Gjykata heq masat e sigurisë për Ajola Xoxën

Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim...

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni të Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendimin për çmimet...

Ka eskaluar situata në protestën e sotme të thirrur nga OVL-UÇK në lidhje me ekspozitën e shfaqur ditë më parë në sheshet e Prishtinës, ku ishin publikuar të dhëna të pasakta në lidhje me masakrat në Kosovë.

Në protestën e sotme një numër i madh i protestuesve janë përplasur me policinë , duke tentuar të afrohen në institucionet përkatëse, si Kuvendi i Kosovës.

Nga aty ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Ndryshe Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, megjithëse mban flamurin kombëtar, brenda kabinetit të tij ka të punësuar një person që sipas tij ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, Shkëlzen Gashi.

“Kryeministri mban simbolin e flamurit kombëtar, por për këshilltar ka një person që ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, dhe ky është Shkëlzen Gashi. Degradimi i kësaj qeverie shprehet edhe përmes faktit që brenda saj ka ministra anti-UÇK”, ka theksuar Gucati.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, duke thënë se institucioni më i lartë i vendit, në vend që të nxjerrë ligje për të përkujtuar dhe mbrojtur luftën e UÇK-së, po e fyen atë dhe po organizon ekspozita që shtrembërojnë historinë reale të luftës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz