BallinaLajmeKurti: Për zgjedhjen e Presidentit kemi kohë, i kemi 30 ditë, jo...

Kurti: Për zgjedhjen e Presidentit kemi kohë, i kemi 30 ditë, jo 3 – para takimeve më nevojiten konsultimet e brendshme

Të ngjajshme

Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK ka thënë se po...

Rafineria gjigante e Nigerisë dështon përballë çmimeve rekord të benzinës

Çmimet e karburanteve në Nigeri, një vend prodhues i...

Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhja e Presidentit është “urgjente”, por theksoi afatin kohor që e dha Gjykata Kushtetuese për këtë.

Ai tha në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë se “nuk janë 3 ditë, janë 30” ditë afat.

“Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk jam gabim, kemi kohë deri më 28 prill, që do të thotë se i kemi 30 ditë. Pra nuk janë 3 ditë, janë 30. Por do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shumë”, tha ai.

Kurti tha se ai duhet t’i kryejë “konsultimet e brendshme” në parti, përpara se t’u dërgojë ftesa për takim kryetarëve të partive opozitare.

“Por mua më nevojiten konsultimet e brendshme dhe natyrisht ajo që dihet është që pas këtyre konsultimeve të brendshme që do t’i zhvillojë, menjëherë do të dërgojë ftesa për takim me kryetarët e partive opozitare”, tha ai.

Kurti tha se “sa është e rëndësishme ta trajtojmë me urgjencë, është e rëndësishme edhe të kemi sukses”.

“Në fund të fundit nuk do të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që e arrisim”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz