BallinaLajmeKurti kritikon Gjykatën Kushtetuese: Para tri vitesh do ta kishim ligjin për...

Kurti kritikon Gjykatën Kushtetuese: Para tri vitesh do ta kishim ligjin për çmime tavan, por ankesat aty na vononin

Të ngjajshme

Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla

Një mocion parlamentar i paraqitur nga Partia Popullore Zvicerane...

Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët...

Caktohet gjyqtari për miqësoren: Shqipëri vs Ukrainë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën të martën...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët në lidhje rritjen e çmimit të naftës.

Për mundësinë e heqjes së akcizës dhe uljes së TVSH-së, Kurti ka thënë se nuk është ide e mirë, ndërsa ka paralajmëruar një ndihmë tjetër për qytetarët.

“Unë e paralajmërova se shumë shpejtë do të kemi pakon 200 milionë euro, që do jetë pikërisht për qytetarët që të përballojnë sa më lehtë rritjen e cmimeve dhe inflacionin”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe ligjin për çmime tavan, që sipas tij do të bëhej para tre vitesh por ishte ndaluar nga Gjykata Kushtetuese.

“Së shpejti do të kemi edhe ligjin për tavanin e produkteve bazë. Në fakt që tri vite do ta kishim po të pyeteshim vetëm ne, por Gjykata Kushtetuese në mandatin e kakluar ishte shndërruar në zyrë për ankesa e ato ankesa vec se na vononin. S’do të ishim në këtë gjendje po ta kishim atë ligj, por do ta kemi së shpejti”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz