BallinaLajmeJa si do t’i ndalim këto fenomene”, ministrja Pacolli reagon për shembjen...

Ja si do t’i ndalim këto fenomene”, ministrja Pacolli reagon për shembjen e dheut në Prishtinë

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Prishtinë, ku shembja e dheut ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në sektorin e ndërtimit.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli theksoi se situata aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve ndërtimore dhe mungesës së zbatimit të ligjit ndër vite.

“Kjo që po shohim është rezultat i mungesës së respektimit të kritereve teknike. Respektimi i ligjit është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës,” ka deklaruar ajo.

Ministrja ka bërë të ditur se llogaridhënia nuk do të jetë e negociueshme, duke paralajmëruar masa ndaj të gjitha palëve përgjegjëse, përfshirë edhe komunat që, sipas saj, kanë dështuar në inspektimin e duhur të punimeve ndërtimore.

“Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim. ​Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz