BallinaLajmeKRU Prishtina: Shembja e dheut s’lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por me...

KRU Prishtina: Shembja e dheut s’lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por me gërmimet dhe punimet në terren, t’i presim analizat

Të ngjajshme

Çmimet e larta të naftës dhe inputeve sfidë për fermerët e Gjakovës

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe inputeve...

Shembja në Prishtinë, Rama pezullon nga puna inspektorët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes...

Dzeko ishte afër t’i bashkohej Juventusit më 2020, ja pse nuk ndodhi

Sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, kishte “rënë...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën e krijuar pas shembjes së dheut pranë infrastrukturës së ujësjellësit, ku është raportuar edhe dëmtim.

Sipas vlerësimeve fillestare në terren, kompania thekson se rasti nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por me ndërhyrjet dhe gërmimet në zonë, të cilat kanë destabilizuar shtresat e dheut dhe kanë shkaktuar rrëshqitjen, duke dëmtuar më pas edhe infrastrukturën.

Kompania bën të ditur se ekipet profesionale dhe inxhinierët do të realizojnë një analizë të detajuar për të vlerësuar gjendjen e tokës dhe ndikimin e punimeve, duke kërkuar që të shmangen përfundimet e parakohshme pa raport përfundimtar teknik. KRU “Prishtina” zotërohet për transparencë dhe paralajmëron se do të informojë publikun me të dhëna të verifikuara, ndërsa u bën thirrje operatorëve që të respektojnë standardet dhe procedurat e sigurisë për të parandaluar raste të ngjashme.

Si rrjedhojë e kësaj një pjesë e kryeqytetit ka mbetur edhe pa energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

KRU “Prishtina” është duke e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën e krijuar pas shembjes së dheut dhe dëmtimit të raportuar në afërsi të infrastrukturës së ujësjellësit.

Bazuar në vëzhgimet fillestare në terren dhe pamjet e publikuara, vlerësohet se kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por më tepër me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren, të cilat kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje. Si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, është dëmtuar edhe infrastruktura e ujësjellësit në atë zonë.

KRU Prishtina thekson se disponon kapacitete profesionale dhe teknike, përfshirë inxhinierë të specializuar, të cilët do të bëjnë një analizë të detajuar të situatës në terren. Kjo analizë do të përfshijë vlerësimin e gjendjes së tokës, ndikimin e punimeve të kryera, si dhe verifikimin e çdo ndikimi të mundshëm në rrjetin e ujësjellësit.

Deri në përfundimin e këtyre analizave dhe raportit përfundimtar profesional, rekomandojmë që të mos jepen përfundime të parakohshme dhe të mos i atribuohet përgjegjësia rrjetit të ujësjellësit pa u bazuar në fakte dhe vlerësime të mirëfillta teknike.

KRU Prishtina mbetet e përkushtuar për transparencë të plotë dhe do të informojë opinionin publik me kohë sapo të ketë rezultate të sakta dhe të verifikuara.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë operatorëve dhe palëve që kryejnë punime në terren që të respektojnë standardet teknike dhe procedurat e sigurisë, në mënyrë që të shmangen situata të ngjashme në të ardhmen dhe të ruhet integriteti i infrastrukturës publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz