BallinaLajmeShembja e rrugës në Prishtinë, ndërpritet furnizimi i rrymës në një pjesë...

Shembja e rrugës në Prishtinë, ndërpritet furnizimi i rrymës në një pjesë të qytetit

Të ngjajshme

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Hajnat vodhën paratë e arkës në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur...

KOSTT ka njoftuar për mungesë të energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit, si pasojë e shembjes së rrugës në Veternik.

Ata kanë thënë se si pasojë e shembjes së dheut është prekur rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.

“Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, ka njoftuar KOSTT.

KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e afektuar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz