BallinaLajmeOsmani për Masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë mizorisht vetëm për...

Osmani për Masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë mizorisht vetëm për shkak të përkatësisë së tyre

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar 46 civilët e Masakrës së Belegut.

Osmani tha se ata u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

“Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, një akt i paramenduar çnjerëzor që i parapriu krimit mizor. 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre”, deklaroi Osmani në 27 vjetorin e kësaj Masakre.

Tutje, ajo tha se në këtë përvjetor, përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite.

“Kujtimi për ta është zotim që këto krime të mos harrohen kurrë dhe që drejtësia të triumfojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët për liri!”, shtoi Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz