BallinaLajme“Jo abuzime me naftën”/ Rama: Reflektohen lëvizjet në bursë, jo vendime të...

“Jo abuzime me naftën”/ Rama: Reflektohen lëvizjet në bursë, jo vendime të njëanshme të operatorëve

Të ngjajshme

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK të proteston të hënën para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur...

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës...

Bordi i Transparencës do të funksionojë si një mekanizëm monitorues dhe jo si përcaktues arbitrar i çmimeve të karburanteve. Kështu deklaroi Edi Rama në nisje të podcastit të së dielës, duke iu referuar situatës së çmimeve në vend.

Sipas tij, detyra e kësaj strukture është vendosja e çmimeve tavan dhe parandalimi i abuzimeve në dëm të konsumatorëve.

“Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh. E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe, nga ana tjetër, të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe shkelje të vendimeve të tij”, tha ai.

Tavane të reja u vendos për karburantet ku nafta do të tregtohet jo më shumë se 218 lekë për litër ndërsa benzina 181 lekë për litër. Vlera që janë reflektuar nga pikat e shitjes me pakicë që prej kësaj të diele.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz