BallinaSportMuriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne...

Muriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne luajmë në fushën tonë, dimë dhe do ta bëjmë më të mirën

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për mediat turke të HT Spor në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë, që zhvillohet të martën në Prishtinë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Muriqi e pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se Kosova do të mbështetet fuqishëm në avantazhin e fushës vendase.

“Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin turk, por edhe për futbollin evropian e botëror. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të zbatojmë lojën tonë si ekip për ta arritur objektivin”, deklaroi ai.

Sulmuesi prizrenas foli edhe për rëndësinë historike që do të kishte një kualifikim i mundshëm në Kupën e Botës, duke e krahasuar me një moment të veçantë për vendin.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi në Botëror, do të jetë si një pavarësi e dytë për ne. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe plot shpresë”, u shpreh Muriqi.

Ai gjithashtu la të kuptohet se ky mund të jetë një nga ciklet e fundit të tij me fanellën e Kosovës, duke pasur parasysh moshën dhe ambiciet personale.

“Në prill do të mbush 32 vjeç. Nëse arrijmë të shkojmë në Kupën e Botës dhe të bëjmë një rrugëtim të mirë, mendoj se do të jetë momenti i duhur për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz