Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Turqisë.
Pas fitores së madhe ndaj Sllovakisë të enjten, “Dardanët” janë rikthyer në atdhe, për të vazhduar me përgatitjet për ndeshjen finale të “play-offit” që do ta luajnë të martën e 31 marsit, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.
Gjatë ditës së sotme, kombëtarja dardane i është përvishur punës, duke vazhduar me stërvitjet e radhës.
“Dardanët vazhdojnë punën pa ndalur! Pas një ndeshjeje të madhe, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në stërvitje me fokus maksimal për përballjen e radhës ndaj Turqisë”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës, në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.
FFK-ja nuk raporton për mungesa në stërvitjen e Kosovës, çka nënkupton se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të luajnë në atë përballje, deri më tani.
Ndeshja më e madhe në historinë e kombëtares së Kosovës do të zhvillohet ditën e enjte, në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Kampionatin Botëror 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në rast se kalon në Botëror, Kosova do të ketë punë në grup me SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin./GazetaExpress/