Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi.
Sipas njoftimit, procesi i shitjes bëhet nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka kontrollin e plotë mbi organizimin dhe shpërndarjen e biletave.
Federata turke ka theksuar se nuk mban asnjë përgjegjësi për situatat e krijuara në lidhje me shitjen e biletave.
Finalja e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës zhvillohet të martën, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.