BallinaSport“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Të ngjajshme

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Si e çmontoi Friedrich Nietzsche moralin në “Gjenealogjinë e Moralitetit”

Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në...

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar...

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes materialit “Behind the Scenes” të paraqitur nga FFK, që dokumenton çdo moment të suksesit të madh të Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Nga nisja në Prishtinë, përgatitjet intensive dhe atmosfera brenda ekipit gjatë udhëtimit, deri te emocionet e forta në stadium dhe rikthimi triumfues në shtëpi, ky material sjell një pasqyrë të plotë të asaj që ndodhi brenda dhe jashtë fushës.

Fitorja dramatike 3-4 ndaj Sllovakisë shënon një nga momentet më të rëndësishme për “Dardanët”, duke i afruar ata edhe më shumë drejt realizimit të ëndrrës për pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Pamjet ekskluzive tregojnë përkushtimin, sakrificën dhe unitetin e ekipit, duke dëshmuar edhe një herë shpirtin luftarak që karakterizon përfaqësuesen e Kosovës.

Ky rrëfim i veçantë jo vetëm që rikthen emocionet e ndeshjes, por edhe forcon lidhjen mes ekipit dhe tifozëve, në një rrugëtim historik që vazhdon./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz