BallinaSportJava e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Të ngjajshme

Barcelona në telashe: Raphinha mungon pesë javë

“Virusi i FIFA-s” nuk ka qenë i mëshirshëm me...

”Dardanët” e rinj nisen drejt Madridit, do të luajnë kundër Spanjës

Djelmoshat e Kosovës U21, janë nisur drejt Madridit, pas...

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë emocione të mëdha, pasi java e 26-të e Superligës mund të përcaktojë fatin e disa skuadrave, si në garën për kreun ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Xhiroja hapet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Borës, duke filluar nga ora 17:00. Mitrovicasit kanë siguruar tashmë pozitën e tretë dhe hyjnë pa presion, ndërsa Bora synon të nxjerë maksimumin nga kjo sfidë.

Ndërkohë vëmendja kryesore do të jetë në Gjakovë, ku Vëllaznimi përballet me Rahovecin 029, nga ora 19:30. Të dy skuadrat kanë bilanc identik dhe ndodhen në fund të tabelës, duke e bërë këtë ndeshje vendimtare për mbijetesën në elitë, ku humbja mund të ketë pasoja të mëdha për secilën palë.

Një tjetër përballje që pritet me interes të madh është derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, që fillon nga ora 17:00. Pavarësisht formës jo të mirë këtë sezon, rivaliteti historik mes dy skuadrave garanton spektakël dhe intensitet të lartë në parket.Java mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 19:30. Prizrenasit synojnë të ruajnë pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Ylli kërkon të përmirësojë renditjen dhe të sigurojë një vend më të favorshëm për fazën e play-off-it.

Me derbi, rivalitet dhe ndeshje jetike për mbijetesë, kjo fundjavë në Superligë pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz