BallinaLajmeArrestohet një person për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se mori...

Arrestohet një person për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se mori para me forcë në stacionin e autobusëve

Të ngjajshme

Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë

Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë më të famshme...

Kurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe bashkëpunim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë...

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje” në Mitrovicë e Veriut, pas një hetimi disa ditor lidhur me një rast të raportuar më 24 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi kishte deklaruar se derisa ndodhej në stacionin e autobusëve, një person i panjohur, nën presion, i kishte marrë 400 euro dhe 800 dinarë serbë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur, raporton lajmi.net

Pas një pune intensive hetimore, zyrtarët policorë arritën të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin me inicialet I.R. (1974). Arrestimi është kryer në sheshin “Car Lazar” në veri të qytetit.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 192./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz