BallinaSportU la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

U la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

Të ngjajshme

Arsenali interesohet për yllin e ri të Serie A, që luan te Roma

Kryeqyteti italian, Roma, është kthyer në një pikë të...

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

“Preferova të tjerë futbollistë”, kështu u justifikua Thomas Tuchel kur u pyet se përse nuk e grumbulloi Trent Alexandër-Arnold për ndeshjet e Tre Luanëve të muajit mars.

Mungesa e futbollistit të Realit të Madridit në listën e 35 lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri gjerman ishte një surprizë e madhe.

Gjithçka tregonte se Alexander-Arnold, pas 9 muajsh do të kthehej në kombëtaren angleze, sidomos pas protagonizmit të fituar së fundmi me Los Blancos. Por jo, Thomas Tuchel preferoi të thërrasë Tino Livramento dhe Djed Spence

Madje, Tuchel  nuk e thirri Alexander-Arnold as në momentin e problemeve me Quensah që e detyruan të bëjë ndryshime në listë me teknikun gjerman që thirri Ben White, mbrojtësin e djathtë që luan si zëvendësues te Arsenali.

Një vendim ky që e la jashtë Alexander-Arnold. Vetë Tuchel pohoi se lënia jashtë përfaqësueses angleze e mbrotjësit të Realit të Madridit ishte një vendim i vështirë dhe në një pikë edhe i padrejtë.

Tuchel, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Uruguajin foli për këtë çështje.

“E di që lënia jashtë skuadre e një futbollisti si Trent, krijon një boshllëk”, Kemi folur në telefon dhe tentova t’i shpjegoj situatën. Ai duhet ta pranojë. Është vetëm një vendim. Një vendim sportiv, por vendime të tilla duhen marrë”, tha Tuchel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz