BallinaSportFFK falënderon qytetarët për përkrahjen e mbrëmshme: S’ka më asnjë biletë në...

FFK falënderon qytetarët për përkrahjen e mbrëmshme: S’ka më asnjë biletë në dispozicion për ndeshjen me Turqinë, numri ka qenë i kufizuar

Të ngjajshme

Kurti arrin në Pallatin Elysee, takohet me Macronin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur...

The Guardian shkruan për suksesin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

Kurti arrin në Francë, pritet krahëhapur nga Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë,...

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë!

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë! Platforma e re, e...

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që besojnë dhe e mbështesin pandërprerë Kombëtaren e Kosovës.

FFK ka thënë se përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, përfshirë edhe numrin e madh të atyre që udhëtuan drejt Sllovakisë, është dëshmi e lidhjes së fortë dhe të përhershme me fanellën dardane.

“Duke qenë se interesi për ndeshjen finale Kosovë – Turqi tejkalon kapacitetin e stadiumit, Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve gjigante qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike”,u tha në njoftim.

Gjithashtu FFK bëri të ditur se qëllimi është krijimi i një atmosfere gjithëpërfshirëse, ku secili tifoz të ndjejë emocionin dhe krenarinë e përkrahjes ndaj Kombëtares së Kosovës.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që siguruan biletat për këtë ndeshje, edhe në një fazë kur ende nuk ishte e konfirmuar nëse do të bëhej fjalë për një finale apo një ndeshje miqësore, një dëshmi kjo e besimit dhe dashurisë së madhe ndaj ekipit dardan. Në të njëjtën kohë, shprehim keqardhje për pamundësinë që t’i përgjigjemi interesimit të jashtëzakonshëm të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të tij”, thuhet tutje.

FFK ka bërë të ditur se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion. Një pjesë e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë, sipas obligimeve ndërkombëtare, si dhe për partnerët, ku edhe këtë herë numri ka qenë tejet i kufizuar.

“Federata është e obliguar t’u përmbahet rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat nuk lejojnë tejkalimin e kapacitetit të regjistruar zyrtarisht të stadiumit, prandaj nuk ekziston asnjë mundësi për tejkalim të numrit të përcaktuar të biletave.Me besimin dhe shpresën se kjo ndeshje do të kurorëzohet me sukses, synimi ynë i përbashkët mbetet që festa e futbollit të shtrihet në çdo cep të vendit.Prandaj, ftojmë qytetarët që mbështetjen për djemtë dardanë ta japin nga sheshet, por edhe nga shtëpitë e tyre. Përkrahja e tyre ndjehet kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.Të bashkuar për suksesin historik!Forca Kosovë! 🇽🇰⚽”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz