BallinaShowBizXhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati

Xhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati

Të ngjajshme

Pas muajsh spekulimesh dhe zërash në rrjet, më në fund ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Xhonatan Islami lidhur me ndarjen nga moderatorja Roza Lati.

I ftuar në një emision televiziv, Xhonatani ka zgjedhur të flasë hapur për fundin e marrëdhënies së tyre, duke i dhënë kështu fund aludimeve që qarkullonin prej kohësh. Ai u shpreh se tashmë është single dhe në paqe me këtë fazë të jetës së tij, ndërsa nuk kurseu fjalët e mira për ish-partneren.

“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat”, është shprehur ai, duke treguar një qasje të qetë dhe pa tension ndaj ndarjes. Më tej, Xhonatani ka zbuluar edhe disa detaje mbi marrëdhënien e tyre, duke konfirmuar se historia e dashurisë kishte përfunduar prej disa muajsh. Sipas tij, lidhja kishte zgjatur rreth një vit dhe tashmë ishte një kapitull i mbyllur. Ai theksoi:

“Kishim kohë bashkë, zgjati një vit. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur. I uroj gjithë të mirat, jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat.”

Historia e tyre e dashurisë kishte nisur gjatë verës dhe u bë shpejt një nga më të komentuarat në showbiz-in shqiptar, me paraqitje të shumta publike dhe postime të përbashkëta në rrjete sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz