Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e emisionit “Përputhen”, Jasmin Kadriu, po shijon një periudhë shumë të lumtur në jetën e saj personale, duke përjetuar një histori dashurie që duket se po shkon drejt një kapitulli edhe më të hapur për publikun.
Pak javë më parë, ajo ndau me ndjekësit një moment të veçantë, teksa festonte përvjetorin e parë të lidhjes me partnerin e saj. Në atë ditë speciale, Jasmina mori një surprizë të madhe: një makinë luksoze “Range Rover”, e dhuruar nga partneri, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Megjithatë, pavarësisht postimeve romantike dhe dhuratës së bujshme, identiteti i partnerit kishte mbetur i panjohur, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve dhe fansave të saj.
Por duket se kjo periudhë misteri ka marrë fund. Ditën e djeshme, Jasmin Kadriu ka vendosur të ndajë për herë të parë një moment publik me partnerin e saj, duke publikuar një foto në InstaStory, ku shfaqen së bashku.
Me këtë veprim, ajo ka zbuluar më në fund portretin e personit që i ka fituar zemrën, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke e bërë lidhjen e saj tashmë zyrtare edhe për publikun. Nga fotoja dyshimet jane se Jasmina mund të jetë në pritje të ëmbël, mirepo pritet te zbulohet nga vete ajo me kalimin e kohes.
