Suksesi i madh i Kosovës ndaj Sllovakisë, duke bërë kështu një hap tutje drejt kualifikimit në Kmapionatin Botëror të futbollit, duket se ka penguar tej mase opinionin në Serbi.
Mediumi serb “Mondo” ka reaguar ashpër ndaj atmosferës së krijuar nga tifozët kosovarë në Bratislavë.
Në artikullin e publikuar nga ky medium, kritikohen brohoritjet “UÇK” nga tifozët e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar reagim nga UEFA dhe FIFA.
Reagimi i tillë vjen në një moment kur Kosova po shënon një nga sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare, pasi përmbysi rezultatin ndaj Sllovakisë dhe siguroi kalimin në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars.