Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes Poloni-Shqipëri.
Ndeshje kjo e vlefshme për “Kuqezinjtë”, të cilët sikurse Kosova po tentojnë të marrin “biletën e fatit”, për të arritur Botërorin.
Por ende pa filluar, tifozët tanë po përballen me një pengesë pasi kanë mbetur shumë jashtë portave të stadiumit “PGE Narodowy”, ku nuk po lejohen pa një mjet identifikimi.
Kujtojmë se ndeshja nis në orën 20:45./IndeksOnline/