BallinaSportRashfordi tërheq interes nga gjigantët italianë dhe francezë

Rashfordi tërheq interes nga gjigantët italianë dhe francezë

Të ngjajshme

Gjigandi italian, Milan, është duke monitoruar gjendjen e lojtarit të Barcelonës, i cili ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, e italianët janë në kërkim të një sulmuesi.

Jo vetëm Milani, por edhe ekipi i Parisit është i interesuar për shërbimet e anglezit. Sipas CaughtOffside, situata e Rashford në skuadrën katalunase është ende e paqartë nëse do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së anglezit.

Ekipi nga Spanja e ka mundësinë ta transferojë Rashford për vetëm 30 milionë euro nga skuadra e Man Utd, e që më herët ishin të gatshëm ta transferonin atë.

Duke u bazuar në disa kontakte të afërta me skuadrën, problemet financiare janë një problem për Barcelonën.

Të dy skuadrat, Milan dhe Paris, janë të interesuara për transferimin e anglezit dhe janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit, i cili në 39 paraqitje ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 13.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz