BallinaSportFormacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Të ngjajshme

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka lëvizur pak ose aspak në lidhje me formacionin, i ka besuar gjithnjë një grupi të caktuar në momente të caktuara.

Ndaj Polonisë, plani i tij pësoi një ndryshim, kjo pasi Rey Manaj, sulmuesi i tij i preferuar u dëmtua vetëm 2 javë përpara publikimit të listës.

Mungesa e tij në majën e sulmit dhe forma jo e mirë fizike e disa lojtarëve ka bërë që Sylvinho të përziejë kartat, të paktën kur bëhet fjalë për fazën ofensive.

Në Varshavë, nga minuta e parë, tredhëmbëshi i tij sulmues pritet të jetë Arbër Hoxha, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.

Ky është i njëjti sulm ashtu si ndaj Anglisë në “Air Albania”, një ndeshje ku ekipi në fazën sulmuese u shpreh shumë mirë edhe pse nuk arritën të gjenin golin historik ndaj “Tre Luanëve”.

Muçi dhe Mehmeti, dy lojtarët e shumë përfolur dhe elementet më në formë që ka aktualisht ekipi përfaqësues pritet të aktivizohen gjatë ndeshjes, në varësi se si do të shkojë ky takim.

Nuk pritet të këtë ndryshime pjesa e mbetur e formacionit, ku Asllani-Shehu dhe Qazim Laçi do të jenë “diga” përpara mbrojtjes dhe lidhja me sulmin, shkruan Balkanweb.

Nuk preket as mbrojtja, një repart që thuajse nuk ka ndryshuar kurrë, vetëm në ato raste kur trajneri ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet.

Gjimshiti-Ajeti dyshja e qendrës i mbështetur nga Mitaj në të majtë dhe Hysaj në të djathtë.

Në formë fantastike vjen në këtë sfidë portieri Thomas Strakosha, i cili pritet të jetë një garanci e vërtetë mes shtyllave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz