Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para sfidës që do ta luajë me Poloninë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off.
Mësohet se Elseid Hysaj ka ndjerë shqertësime në stërvitjen e fundit duke vënë në dyshim praninë e tij në fushën e lojës, çfarë ka ngritur dhe alarmin në kampin kuqezi për formacionin që do të hidhet nga trajneri Sylvinho.
Mbetet e paqartë nëse mbrojtësi i krahut të djathtë do ia dalë të rikuperojë në kohë, ndërsa alternativat nuk mungojnë në rast se duhet ndërhyrë në këtë repart për të mbuluar boshllëqet.
Një emër që mund t’i vijë në ndihmë trajnerit është dhe Ivan Balliu. Mbrojtësi i Rayo Vallecanos i ka patur minutat e limituara me kombëtaren dhe shansi i artë mund të vijë në Varshavë, në ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve për misionin Botëror./Indeksonline/