BallinaLajmeReagimi i parë nga LDK për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Reagimi i parë nga LDK për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Foda nga Sllovakia: Jemi gati, dijmë të fitojmë edhe si mysafir

Trajneri Franco Foda është paraqitur në konferencë për media...

Shpallje

Unë Azem Hajdari, me numër personal 1004305236 shpall të...

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Menjëherë pas vendimit kanë reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ka qenë Shkëmb Manaj ka kjo parti që përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se janë katër aspekte që janë definuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës

Postimi i plotë:

Katër aspekte që janë definuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës:

1. Është rrëzuar kërkesa e Qeverisë dhe VV-së që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që t’i detyron deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.

2. Afati për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të jetë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky është afat detyrues (konfirmim i dekretit të Presidentes). Përveç rastit kur nuk janë 60 ditë të plota nga dita e konstituimit të Kuvendit të Republikës, afati fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit.

3. Afati 60-ditor është afat procedural që duhet të jetë në funksion të afatit detyrues: jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

4. Shpërndarja e Kuvendit bëhet në mënyrë automatike pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës brenda afateve kushtetuese./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz