BallinaLajmeSallahu: I lumtur që isha pjesë në rrëzimin e dekretit kundërkushtetues të...

Sallahu: I lumtur që isha pjesë në rrëzimin e dekretit kundërkushtetues të Vjosa Osmanit

Të ngjajshme

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’.

Për këtë ka reaguar Blerim Sallahu, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, që ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që ka qenë pjesë e rëndësishme e rrëzimit të këtij dekreti.

“Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues”, ka thënë ai. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz