BallinaLajmeShqipëria ndër vendet kryesore të NATO-s për gatishmëri për të luftuar për...

Shqipëria ndër vendet kryesore të NATO-s për gatishmëri për të luftuar për vendin: 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Të ngjajshme

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

Shahini: Kosova po fundoset ekonomikisht

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka...

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është përfshi në foramcionin e...

Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën...

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s

Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë me 88 për qind, dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi, me përkatësisht 66 për qind, 64 për qind dhe 63 për qind, shkruan rtsh.al.

Lista vijon më pas me Greqinë, 63 për qind, Norvegjinë, 61 për qind, Lituaninë, 52 për qind dhe Poloninë dhe Slloveninë, të dyja me 49 për qind.

Dy aleatët e vetëm të NATO-s në Amerikën e Veriut renditen pak pikë nën mesataren. Në Kanada, 39 për qind e të anketuarve thanë se ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, 37 për qind ishin të gatshëm të luftonin.

Vendet me përqindjen më të ulët të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia, Sllovakia, të dyja 25 për qind, Gjermania, 27 për qind, Holanda, 30 për qind, Hungaria dhe Republika Çeke të dyja, 33 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz