BallinaLajmeAfati i fundit për president është me 28 prill, nëse s’ka marrëveshje...

Afati i fundit për president është me 28 prill, nëse s’ka marrëveshje zgjedhjet në qershor

Të ngjajshme

Murati kundër zgjedhjeve: Nuk shkohet në zgjedhje për pakënaqësitë e opozitës

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me...

Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me aktgjykim lidhur...

Reagimi i parë nga LDK për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim duke e shpallur të pavlefshëm Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026 të Presidentes, duke konstatuar se ai nuk prodhon asnjë efekt juridik. Me këtë aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar qartë edhe hapat që duhet të ndiqen për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas vendimit, nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

Duke u bazuar në datën aktuale, ky afat përfundon më 28 prill 2026, që përbën edhe afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata gjithashtu ka sqaruar se, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda këtij afati, atëherë ai shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit.

Duke llogaritur këtë periudhë, zgjedhjet e parakohshme do të duhej të mbaheshin deri më 12 qershor 2026./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz