Një gjykatë amerikane në Nju Meksiko urdhëron kompaninë Meta të paguajë një dëmshpërblim prej 375 milionë dollarësh, pasi ka keqinformuar përdoruesit për sigurinë e fëmijëve në platforma.
Juria konfirmoi se gjigandi teknologjik, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjës për mënyrën se si platformat rrezikonin fëmijët dhe i ekspozonin ata ndaj materialeve eksplicite seksuale, si dhe lejonin kontaktet nga predatorët seksualë.
Prokurori i Përgjithshëm në Nju Meksiko, Raul Torrez, tha se vendimi është “historik” dhe shënon herën e parë që një shtet fiton në një padi ndaj Meta-s lidhur me sigurinë e fëmijëve.
Një zëdhënës i kompanisë së drejtuar nga Mark Zuckerberg njoftoi se nuk pajtohet me vendimin dhe se do ta apelojë atë./Indeksonline/