BallinaSportTrimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Të ngjajshme

Fitore Pacolli ia gjen një punë Bajram Kafexhollit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna në Prishtinë, ndërsa sot nga ora 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do ta zhvillojnë stërvitjen e tretë në grumbullimin e marsit, shkruan “Gazeta Express”.

E më pas, në orët e pasdites trimat Dardanë do ta marrin rrugën drejt Bratisllavës ku nesër mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen jetike me sllovakët.

Trupa e Franco Fodës është e motivuar dhe optimiste se nga kryeqyteti sllovak do të dalë me kokën lartë për ta vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Nëse eventualisht fiton në Sllovaki, Kosova të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

Urojmë që djelmoshat e artë të Kosovës të na bëjnë krenarë dhe të na gëzojnë në dy ndeshjet historike.

Jemi veç 180 minuta larg Botërorit, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz