Joao Felix pritet të rikthehet në Evropë, pas një sezoni në Arabi.
Sulmuesi portugez është në radarin e skuadrës angleze, Manchester United, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, 26-vjeçari është i entuziazmuar për interesimin e ”Djajve të kuq” dhe po shqyrton mundësinë e largimit nga Al Nassr.
Felix ka kontratë me skuadrën arabe deri në vitin 2027, derisa ka pasur një seozn fantastik, duke shënuar 21 gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/