Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Sllovakisë.
Njëri prej futbollistëve që foli sot ishte Kreshnik Hajrizi, i cili u shpreh optimist për duelin me sllovakët dhe për kualifikimin historik të Kosovës në Botëror, shkruan “Gazeta Express”.
“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, e dimë se çfarë rëndësie ka kjo lojë, e dimë se mund ta shkruajmë historinë. Jemi përgatitur shumë mirë, po e shohim se ekipi ka besim dhe shpresojmë të shkojmë në Sllovaki me një besim të mirë, me një grup të mirë dhe me fitore ishalla.”
“Për shtet nuk është kollaj me lujt. E kemi parë edhe me Slloveninë dhe me Suedinë që, edhe me qenë në ‘Fadil Vokrri’ ose jashtë, e kemi demonstruar se dijmë ta tregojmë veten. Në Sllovaki do të shkojmë me të njëjtin angazhim si në ndeshjet tjera.”
“Për çdo shqiptar kjo ëndërr ka qenë shumë larg, por po afrohet dhe jemi veç dy lojë larg Botërorit. Është lojë shumë e rëndësishme dhe është kënaqësi e madhe me shku me lujt këtë lojë.” /Gazeta Express