BallinaShowBizModeratori i kundërpërgjigjet me ironi Heidi Bacit : Është mirë që kolegët...

Moderatori i kundërpërgjigjet me ironi Heidi Bacit : Është mirë që kolegët t’i njohësh

Të ngjajshme

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Pas deklaratave që ish-partneri i saj bëri lidhur me historinë e dashurisë së tyre, Heidi Baci reagoi dje në emisionin Wake Up, duke u shprehur hapur për keqinterpretimet që, sipas saj, mediat kishin bërë mbi marrëdhënien e tyre.

Ajo u shpreh se ishte ndier e lënduar dhe e ofenduar nga disa komente që dukeshin se reduktonin lidhjen e tyre në vetëm “dy orë, tre orë apo tre muaj”.

“Ky është një lloj talljeje”, tha Heidi. “Unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njihja më parë dhe nuk kisha dëgjuar kurrë për ta, ndihen të autorizuar të komentojnë një histori kaq personale me një lehtësi të tillë. Nuk më pëlqeu dhe më duket fyese. Nuk jam unë ajo vajza dhe nuk ka qenë kjo marrëdhënia ime”.

Deklaratat e saj erdhën pas një serie komentesh që, sipas saj, përçonin një imazh të pasaktë të jetës së saj personale dhe të marrëdhënies me ish-partnerin. Reagimi i saj u prit me interes të madh nga publiku, duke krijuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për mënyrën se si mediat trajtojnë jetën private të personazheve të njohur.

Megjithatë, reagimi i Heidit nuk kaloi pa një kundërpërgjigje, dhe këtë herë nga moderatori i njohur Rudi Hizmo, i cili në emisionin e tij të mëngjesit nuk ngurroi të shprehej me ironi. Ai theksoi se, ndërsa Heidi mund të mos e njihte, ai ka përvojë të gjatë në media:

“Është mirë që kolegët t’i njohësh. E kam nisur në radio kur ti mbase ke qenë e vogël. Sot që ti, Heidi, s’më njeh, drejtoj një podcast që mund të ketë një shikueshmëri më të lartë se emisioni që bën ti,” tha Hizmo, duke u dukur se nënkuptonte përvojën dhe autoritetin e tij në fushën e mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz