BallinaSportBiletat në shitje për ndeshjen e Kosovës më 31 mars në “Fadil...

Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës më 31 mars në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

FFK ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e radhës së Kombëtares së Kosovës, e cila do të zhvillohet më 31 mars 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo biletë do të jetë e vlefshme për dy skenarë të mundshëm: në rast të fitores së Kosovës në Sllovaki, ndeshja do të jetë finale e “Play-Off”-it kundër fituesit të përballjes mes Truqisë dhe Ruminisë, raporton lajmi.net

Ndërsa, në rast humbjeje, Kosova do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj humbësit të këtij dueli.

Tifozët mund t’i blejnë biletat online përmes platformës zyrtare, ndërsa çmimet janë të ndara sipas tribunave: Veri dhe Jug nga 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz