Federata e Futnbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës në stadiumin ‘Fadill Vokrri’ në rast se kualifikohemi tutje për Botërorin 2026.
FFK`ja ka njoftuar se biletat mund të blihen online dhe se ato janë të vlefshme në ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani ose në ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani
Njoftimi i FFK`së:
📢 BILETAT NË SHITJE
KOSOVË 🇽🇰 🆚 Turqi 🇹🇷 ose Rumani🇷🇴
🗓️ 31 mars 2026
⏰ 20:45
🏟️ “Fadil Vokrri”, Prishtinë
🎫 Bileta është e vlefshme për:
• Ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani
ose
• Ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani
🎟️ Biletat mund t’i blini në:
🔗 https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
ℹ️ Çmimet e biletave:
• Veri & Jug — 10€
• Lindje — 20€
• Perëndim — 30€
• VIP — 100€