Andriy Shevchenko beson se “çfarëdo mund të ndodhë” në garën për Scudetto për Milanin, por paralajmëron se Rafael Leao “nuk është sulmues” dhe nuk duhet të ketë “qasje të gabuar”.

“Rossonerët” fituan me shumë mundim 3-2 ndaj Torinos këtë fundjavë, duke rritur presionin ndaj liderëve Interit dhe duke shkurtuar diferencën në krye të tabelës së Serie A në vetëm gjashtë pikë.
Me tetë xhiro për t’u luajtur dhe Napolin vetëm shtatë pikë pas vendit të parë, gara për Scudetto është rikthyer plotësisht.
“Inter ka një skuadër shumë më të thellë dhe avantazhin në pikë, por Milani po bën një sezon shumë të mirë,” tha legjenda e klubit Shevchenko për mediat gjatë një eventi të “Legends Trophy”.
“Fitorja ndaj Torinos ishte një hap i rëndësishëm përpara, dhe Allegri i motivoi lojtarët pas humbjes ndaj Lazios. Mendoj se Milani do të fitojë disa ndeshje radhazi dhe do t’i vendosë presion Interit. Nëse do jenë aty lart, gjithçka mund të ndodhë. Do të vendoset në javët e ardhshme”, tha ai.
Milani humbi ndaj Lazios dhe rezultati u mbuluar nga polemika kur Rafael Leao bëri nerva kur u zëvendësua, duke refuzuar një përqafim nga trajneri Max Allegri dhe më pas duke u përplasur me shokun e skuadrës Christian Pulisic.
Talenti portugez ka pasur vështirësi me rolin e ri si sulmues qendre që i krijoi Allegri, duke preferuar të luajë nga e majta.
“Rafa nuk është sulmues,” paralajmëroi Shevchenko, një njeri që di shumë për shënimin e golave me fanellën e “Rossonerëve”.
“I është kërkuar të luajë si sulmues qendre, duke bërë mirë në disa ndeshje dhe më pak mirë në të tjera. Duhet të shohim nëse ai me të vërtetë dëshiron të ndihmojë skuadrën, dhe aktualisht ai është i vetmi që mund të luajë atë rol”, vazhdoi ai.
Edhe pse Leao nuk mungon në talent, qëndrimi i tij shpesh ka qenë shkak i problemeve, dhe Milani thuhet se po humb durimin.
“Mund të gabosh në një ndeshje, por nuk duhet të kesh qëndrim të gabuar,” shtoi Shevchenko.
“Ka momente kur mund të zemërohesh me një shok skuadre apo trajnerin, por e rëndësishme është të qartësohet menjëherë situate”, e mbylli ukrainasi.
Leao mungoi për shkak të dëmtimit në fitoren 3-2 ndaj Torinos, kështu që imazhi i fundit ishte ai duke refuzuar zëvendësimin me Lazion./GazetaExpress/