BallinaLajmeKurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Të ngjajshme

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e...

Rikthimi i “Teeth ’n’ Smiles”

Një nga dramat më të zhurmshme të viteve ’70,...

Musliu-Shoshi: Kurti i ka bërë hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, pati kritika të ashpra...

Dieta me sardele: Trend apo rrezik?

Një trend i ri në rrjetet sociale po promovon...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe u diskutua thellimi i mëtejmë i tij në fusha me interes të përbashkët. U mirëprit vazhdimi i mbështetjes financiare përmes kornizës së bashkëpunimit prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, e fokusuar në punësim, shëndetësi, rritje gjithëpërfshirëse dhe shoqëri civile.

Kryeministri Kurti theksoi rezultate konkrete që janë evidente nga ky bashkëpunim dhe vlerësoi shtetin e Luksemburgut si partner kyç në inovacion, transformim digjital, zhvillim të aftësive dhe tranzicion të gjelbër.

Po ashtu, u potencua rëndësia e avancimit të reformave në drejtësi dhe arsim, si dhe e bashkëpunimit në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.

Ky bashkëpunim po sjell ndikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht për të rinjtë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke kontribuar në forcimin e arsimit profesional, mbështetjen e start-up-eve dhe avancimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz