BallinaLajmeReagon AGK pas deklaratave për “çanta me para”: Të ofrohen fakte dhe...

Reagon AGK pas deklaratave për “çanta me para”: Të ofrohen fakte dhe emra, shqetësuese fushata e VV-së ndaj mediave

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar për një valë të re të, siç e ka quajtur, fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një reagim të AGK-së thuhet se deputetë dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për “pagesa me çanta” në raport me gazetarët.

Sipas AGK-së, fushata të tilla denigruese nga njerëz të partisë në pushtet janë vazhdimësi e një politike armiqësore të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti ndaj mediave në Kosovë, dhe që cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

“Kjo e ditëve të fundit vjen si reagim ndaj deklaratave në një emision televiziv, prodhim i BIRN Kosova ku flitet për atë se si “narrativa dezinformuese për Banjskën u shpërnda edhe në studio të televizioneve kosovare?” dhe “kemi operacion ku paret me çanta të strukturave të BIA-s, janë nxanë në veri të Mitrovicës duke iu dorëzuar agjentit shqiptar, i cili më pas ka pasë mi çu te ni gazetar”. AGK-ja konsideron se deklarata të tilla përgjithësuese ndaj “mediave online” dhe “studiove televizive” janë të papërgjegjshme. Deklaratat akuzuese publike duhet të përcillen me fakte, prova dhe emra të përveçëm.”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz