BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për krime lufte në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për krime lufte në Prishtinë

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Sistemi Prokurorial ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet Z.S.

Ai dyshohet se, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan gjatë viteve 1998–1999.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz