BallinaLajmeU sekuestrua një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova tjera – Nga...

U sekuestrua një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova tjera – Nga Prokuroria flasin për rastin në Majac të Podujevës

Të ngjajshme

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin...

Në lidhje me rastin tragjik që ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, para mediave ka folur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala ka thënë se kjo ngjarje tragjike dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyshuarës dhe viktimës.

“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, situata ka eskaluar dhe më pas është përdor një armë zjarri ku ka shtënë në drejtim të dy personave dhe për fat të keq për shkak të plagëve të marra kanë ndërruar jetë. Po ashtu e dyshuara kryesore e këtij rasti ka ndërruar jetë, të cilën e ka konstatuar QKUK”, ka thënë Shala.

Ajo ka treguar se çka është sekuestruar në vendin e ngjarjes,

“Pas pranimit të informatave, Policia dhe njësitet tjera relevante në krye me prokuroren kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda kanë dal menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore. Më pas është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe disa prova të tjera relevante të cilat do të ndriqojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.  Duke qenë se rasti është në fazën preliminare të hetimeve, më duhet të jem e rezervuar në dhënien e informacioneve shtesë, por ne mbesim të përkushtuar në zhvillimin e hetimeve intensive për ta zbuluar rrjedhën e rastit”, ka thënë Shala.

Në Majac të Podujevës, 30 vjeçarja Ardita Gashi dyshohet ta ketë vrarë të dashurin e saj Ilaz Brahimi të moshës rreth 45 vjeçare. Pas tij, Ardita Gashi ka plagosur edhe gruan e agjës së saj, Miradije Gashin rreth 73 vjeçe e më pas veten. Të dyja janë dërguar në QKUK por pavarësisht ëprpjekjeve të mjekëve kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz